Zonja e parë e Turqisë Emine Erdoğan prezantoi në Nju Jork traditën e pasur dhe shumëvjeçare të pajës turke, pronë që gruaja e sjell në martesë si kontribut të saj për familjen.
Emine Erdoğan priti aktivitetin “Një thesar për të porsamartuarit: Një udhëtim nëpër pajën osmane dhe anadollake”, i cili u mbajt në Turkevi, pranë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, ku ndodhen misionet diplomatike turke.
Në këtë mënyrë, zonja e parë e Turqisë ka dashur të tregojë rëndësinë kulturore të pajave turke, të cilat transmetohen ndër breza.
Në këtë aktivitet morën pjesë bashkëshortet e krerëve të shteteve, e në mesin e tyre ishte edhe Mirela Beqiroviq, bashkëshortja e kryetarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.
Emine Erdoğan theksoi vlerën simbolike dhe kulturore të sendeve të pajës, të cilat janë bërë me përkushtim nga gratë turke.
“Artikujt e prikës nuk synojnë vetëm të plotësojnë nevojat e përditshme, por shërbejnë gjithashtu si një mënyrë për të shprehur emocionet, dëshirat dhe ëndrrat e grave përmes simboleve,” tha Erdoğan.
Ajo theksoi se tradita e prikës është më shumë se vetëm përgatitje për shtëpinë e re të nuses – është një përpjekje e përbashkët që përfshin familjen dhe miqtë, duke simbolizuar unitetin shoqëror dhe solidaritetin.
“Gjatë historisë, njerëzit në rajon kanë thurur çdo aspekt të jetës në krijimet e tyre, duke fisnikëruar hapësirën e tyre të jetesës me prekje delikate”, shtoi Erdoğan.
New York @EmineErdogan
Sayın Emine Erdoğan Hanımefendi:
“Kültürel mirasların doğru değerlendirildiğinde insanlık olarak sürüklendiğimiz bunalımlara çözüm sunacak potansiyeli barındırdığına yürekten inanıyorum.” pic.twitter.com/8mbhPJoYhg
— Umutcan ATABAY (@UmutcanAtabay) September 24, 2024