RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fillon Forumi i 14-të “Kazan 2023” në Rusi

fillon-forumi-i-14-te-“kazan-2023”-ne-rusi

Në kryeqytetin e Tataristanit të Federatës së Rusisë, Kazan, ka filluar forumi i 14-të “Rusia-Bota Islame: Kazan Forum 2023” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ekonomikë të vendeve Islame dhe Rusisë, raporton Anadolu.

Forumi në të cilën AA është Partner Global i Komunikimit, synohet forcimi i lidhjeve tregtare, ekonomike, shkencore, teknike, sociale dhe kulturore mes Rusisë dhe vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Në mesin e objektivave të forumit përfshihet edhe zgjerimi i financave islame dhe industrisë hallall në Rusi, hapja e tregjeve të reja dhe zbulimi i mundësive ekonomike.

Në forum, i cili këtë vit mbahet për herë të 14-të, do të mblidhen organizata ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve publike dhe të financës, zyrtarë të ambasadave, politikanë, investitorë dhe biznesmenë, ndërsa pritet të marrin pjesë mbi 7 mijë pjesëmarrës nga 86 vende të ndryshme.

Në kuadër të forumit do të zhvillohen rreth 200 aktivitete, përfshirë 140 takime tematike.

Në ditën e parë të forumit do të mbahen sesione me tema “Financa Islame – Bazat e bankimit dhe financave islame”, Rusia-Bota Islame – Bashkëpunimi mediatik me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies ekonomike”, “Certifikata e produkteve hallall dhe përvoja ndërkombëtare”, “Zbatimi i inteligjencës artificiale në jetën e biznesit” dhe “Bashkëpunimi Shkencor dhe Teknologjik për Përdorim Efiçent të Burimeve”.

Për biznesmenët pjesëmarrës, forumi ofron mundësinë që ata të gjejnë partnerë tregtarë, financiarë dhe teknologjikë, të hyjnë në tregje të reja dhe të tërheqin investime. Në këtë kuadër, krahas produkteve dhe shërbimeve hallall, do të mbahet edhe panairi i biznesit “Russia Halal Expo”, ku do të paraqiten projekte lidhur me investimin dhe infrastrukturën, si dhe do mbahet panairi “Russia Halal Market” dhe sfilata “Modest Fashion Day”, për veshjet konservatore.

Related posts

Mot i pazakontë në Australi, dëbora godet vendin

rezart morina

Maqedonia e Veriut blen 18 obusë “Boran” nga Turqia

admin

Nis të rriten rastet me COVID-19 nëpër Evropë

admin