RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Norvegjia anuloi lejen për djegien e Kuranit pas paralajmërimit të Turqisë

norvegjia-anuloi-lejen-per-djegien-e-kuranit-pas-paralajmerimit-te-turqise

Norvegjia anuloi lejen e saj për djegien e Kuranit pas paralajmërimit të Ankarasë, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu.

Duke folur në një ngjarje në kryeqytetin turk Ankara, Çavuşoğlu tha se përshpejtimi i globalizimit dhe ndryshimit kanë çuar në disa rezultate te njerëzimi, si erozioni i identiteteve kombëtare dhe humbja e vetëdijes gjuhësore.

Kjo gjithashtu ka çuar në krime të urrejtjes, islamofobi, racizëm, ksenofobi, intolerancë dhe diskriminim, shtoi ai.

“Ju e patë se çfarë ndodhi në Suedi, Holandë dhe Danimarkë. E njëjta gjë do të ndodhte në Norvegji. Sot ne thirrëm ambasadorin norvegjez. Dhe ata tërhoqën lejen që e dhanë”, tha Çavuşoğlu.

“Krimi kundër njerëzimit nuk është liri e shprehjes. Ky është krim urrejtjeje. Urrejtja nuk është liri e shprehjes”, theksoi kryediplomati turk.

Më herët gjatë ditës, Turqia thirri ambasadorin norvegjez në Ankara, Erling Skjonsberg, për shkak të planeve për të përçmuar Kuranin e Shenjtë në vendin skandinav të premten.

Sipas burimeve diplomatike turke, ambasadorit Skjonsberg iu tha se Ankaraja “dënon fuqishëm qasjen e Norvegjisë për të mos parandaluar aktin e planifikuar provokues, i cili është qartësisht një krim urrejtjeje, ky qëndrim është i papranueshëm dhe ne presim që ky akt të mos lejohet”.

Javën e kaluar, Turqia thirri ambasadorët e Suedisë, Holandës dhe Danimarkës në Ankara pas incidenteve lidhur me djegien e Kuranit.

Related posts

Papa kërkon intensifikim të përpjekjeve për paqe në Ukrainë dhe zona të tjera konflikti

RTI

Tre palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

admin

Pamje tronditëse nga një maternitet në Turqi, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe! Foshnja pëson paralizë

admin