RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Norvegjia: Su’lmet ndaj UN’RWA-së janë të papranueshme

norvegjia:-su’lmet-ndaj-un’rwa-se-jane-te-papranueshme

Norvegjia tha se sulmet ndaj Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) janë të papranueshme ndërsa përsëriti mbështetjen e saj për Agjencinë, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e platformës sociale X të Ministrisë së Jashtme, u publikua deklarata e ministres norvegjeze të Zhvillimit Ndërkombëtar, Anne Beathe Tvinnereim, lidhur me UNRWA-në.

Tvinnereim në deklaratën e saj tha se në “Konferencën e Reagimit Humanitar Emergjent për Gazën” të mbajtur dje nën organizimin e Jordanisë, u takua me Komisionerin e Përgjithshëm të UNRWA-së, Philippe Lazzarini dhe se i përsëriti atij mbështetjen e Norvegjisë për agjencinë.

Duke shprehur pikëllimin për vdekjen e personelit të UNRAWA-së në Gaza, Tvinnereim tha: “Sulmet kundër agjencisë janë të papranueshme. Punonjësit dhe komplekset e ndihmës humanitare duhet të mbrohen në kuadër të ligjit ndërkombëtar”.

Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide më 24 prill u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë që të mbështesin financiarisht UNRWA-në dhe të fillonin bashkëpunimin me agjencinë.

Ushtria izraelite e cila ka kryer sulme shumë herë ndaj objekteve të UNRWA-së, më 6 qershor bombardoi një shkollë të UNRWA-së në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendore të Rripit të Gazës në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur.

Related posts

Përpjekjet për armëpushim në Gaza, Egjipti dërgon në Izrael delegacionin për arritjen e marrëveshjes mes palëve

admin

​Një tjetër barrikadë ngrihet në drejtim të Zveçanit

admin

Gjykata Themelore anulon vendimin për projektin në Gërmi

admin