RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Nuk do të ketë marrëveshje pa tërheqjen e Iz’raelit nga Rripi i Ga’zës”

“nuk-do-te-kete-marreveshje-pa-terheqjen-e-iz’raelit-nga-rripi-i-ga’zes”

Hamasi dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës thanë se nuk do të ketë marrëveshje me Izraelin nëse nuk ndalen sulmet në Rripin e Gazës, nëse nuk ka tërheqje të plotë nga rajoni dhe nëse nuk arrihet marrëveshje serioze për shkëmbimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Hamasi dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës thuhet se dy lëvizjet e rezistencës kanë bërë takim “të rëndësishëm” ndërkohë që sulmet e Izraelit në Gaza vazhdonin.

Në deklaratë thuhet se “Kur të përfundojnë sulmet izraelite, e drejta për të vendosur për Gazën i takon popullit palestinez”.

“Çdo forcë jashtë integritetit kombëtar do të trajtohet si një okupim dhe nuk do të ketë vend në territorin palestinez”, theksohet në deklaratën në të cilën më tej thuhet:

“Konfirmojmë se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje apo mirëkuptim me pushtuesin sionist derisa të plotësohen kërkesat e palestinezëve si ndalimi i sulmeve, tërheqja e plotë nga Rripi i Gazës, thyerja e bllokadës, rindërtimi i rajonit dhe arritja e një marrëveshjeje serioze për shkëmbimin e pengjeve”.

Related posts

Ndryshon qarkullimi i autobusëve urbanë për sot dhe nesër

rezart morina

Anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të përshpejtohet

admin

Ligji hyn në fuqi, rriten pagat për të gjithë nga 6.8 euro

rezart morina