RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nuk e lejoi të hyjë në shkollë, i mituri sulmon punëtorin teknik me elektroshok në Prizren

nuk-e-lejoi-te-hyje-ne-shkolle,-i-mituri-sulmon-punetorin-teknik-me-elektroshok-ne-prizren

Një punëtor teknik në shkollën e fshatit Zhur të Prizrenit ka pësuar lëndime, pasi që dyshohet se i njëjti është sulmuar me elektroshok nga një i mitur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, i mituri kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, derisa punëtori teknik nuk e ka lejuar dhe ia kishte mbyllur derën.

Viktima si pasojë e sulmit me mjet të rrezikshëm ka pësuar lëndime, me ç’rast është dërguar edhe për tretman mjekësor.

Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, derisa rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Related posts

Zjarret masive/ Nga Franca, Italia, Turqia e Serbia, shtetet ‘mobilizohen’ në mbështetje të Greqisë për shuarjen e flakëve

admin

VIDEO- Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Auckland

admin

Gjendje epidemike në Gostivar: Arrestohen tre drejtues të NP “Komunalec”

Muhamet Ramadani