Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, i thotë Al Jazeera-s se nuk do të ketë shkëmbim të burgosurve dhe robërve për sa kohë që sulmet në Gaza vazhdojnë.
“Tani nuk ka negociata për armëpushimin. Nuk do të ketë shkëmbim të burgosurish derisa të përfundojë agresioni dhe të ketë një armëpushim gjithëpërfshirës dhe përfundimtar”, tha ai.
“Okupimi këmbëngul se ka ende gra dhe fëmijë të mbajtur, por ne thamë se i kemi dorëzuar të gjithë. Të burgosurit e mbetur në Gaza janë ushtarë dhe civilë që kanë shërbyer në ushtrinë okupuese.
“Të burgosurit tanë sionistë nuk do të çlirohen derisa të gjithë të burgosurit tanë të lirohen dhe të arrihet një armëpushim. Rezistenca është e gatshme për të gjithë skenarët ushtarakë izraelitë, qoftë luftë tokësore, ajrore apo të tjera.” /mesazhi