RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nuk ka rëndësi çka hani, por edhe kur hani

nuk-ka-rendesi-cka-hani,-por-edhe-kur-hani

Njerëzit të cilët e lënë një racion, hanë duke ecur apo hanë vonë në mbrëmje, kanë shëndet më të keq se personat të cilat hanë racione të rregullta familjare

Autorët e analizës së efekteve nutricioniste në bazë të shprehive ushqimore kanë sugjeruar që koha e racioneve, si edhe racionet në grup, kanë efekte pozitive për shëndetin dhe rezultate dietale.

Shkencëtarët këtë fenomen e shpjegojnë me atë që çdo organ ka orën e vet, përkatësisht ekziston koha kur mëlçia, zorrët, muskujt dhe organet e tjera tona punojnë, si dhe koha kur ata pushojnë.

Këto cikle metabolike janë kyç për proceset nga tretja e kolesterinës deri te krijimi i glukozës dhe do të duhej të jemi në aktiv kur hamë dhe të pushojnë kur nuk hamë.

Këto zbulime çojnë në konkludim që koha e kufizuar e ngrënies së ushqimit paraqet ndryshimin e mënyrës së jetës, e cila do të ndihmojë njerëzit që të mos shtojnë peshë, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universiteti Sao Paulo, çrregullimi i vakteve mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si, diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti e të tjera.

“Ka një farë të vërtetë tek thënia “ha mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, thotë Dr. Gerda Pot, lektore tek Kolegji Mbretëror i Londrës. “Megjithatë, nevojiten më shumë studime”.

Related posts

Dhjetë simptomat fillestare të Alzheimerit që duhet t’i njihni

admin

Alergjitë në verë, kujdesi që duhet të tregojmë nga dielli, rëra dhe uji

Muhamet Ramadani

Ky është zakoni i përditshëm që ju shkatërron shikimin

admin