RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nuk ndalen protestat në Izrael as pas javës së 34-të – VIDEO

nuk-ndalen-protestat-ne-izrael-as-pas-javes-se-34-te-–-video

Mijëra protestues kanë bllokuar Tel-Avivin të shtunën mbrëma për javën e 34 me radhë të protestave kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për dobësimin e Gjykatës Supreme.

Lëvizja kundër Netanyahut nuk ka shfaqur shenja dobësimi qëkur deputetët miratuan pjesën e parë të ligjit kundër gjyqësorit.

Protestës në Tel Aviv i janë bashkuar edhe të tjerat në qytetet kryesore të Izraelit, nga Haifa në Jerusalem.

Protestuesit kanë thënë se qeveria e Netanyahut po bën përpjekje që ta kthejë shtetin drejt regjimit autokratik duke kufizuar fuqinë e gjyqësorit.

Propozuesit e planit thonë se gjykatësit kanë pushtet të tepruar me të cilin shumë shpesh rrëzojnë vendimet e qeverisë.

Ndërkaq kundërshtuesit e planit thonë se dobësimi i gjyqësorit ia mundëson qeverisë që të miratojë të gjitha vendimet, duke i hapur rrugë edhe korrupsionit. /koha

Related posts

Abbas përgëzon Trumpin për shpëtimin pas tentativën e atentatit ndaj tij

RTI

Osmani takohet me Rubion, flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kushtrim Guraj

Analiza e BBC: Pse Putin mendon se është fituesi, pas shkëmbimit të të burgosurve Perëndim-Rusi

admin