Një numër rekord i muslimanëve fituan ulëse në zgjedhjet parlamentare të Britanisë së Madhe, pavarësisht rritjes së islamofobisë, transmeton Anadolu.
Rrjeti Musliman, një media që raporton lajme lidhur me muslimanët, njoftoi se një numër rekord prej 25 muslimanësh u zgjodhën në Dhomën e Komunave.
Në vitin 2019 në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik kishte vetëm 19 muslimanë.
Ndër të zgjedhurit, 18 janë nga Partia Laburiste, katër janë të pavarur, dy nga Partia Konservatore dhe një nga Liberal Demokratët.
Rrjeti Musliman theksoi se mbështetja e votuesve muslimanë për Gazën ndikoi ndjeshëm në zgjedhje, pasi ulëse fituan pesë kandidatë të pavarur, përfshirë katër muslimanë.
Duke vënë në dukje se 3.4 milionë muslimanë jetojnë në vend, media tha se zgjedhjet shënojnë një moment historik të rëndësishëm në peizazhin politik të Mbretërisë së Bashkuar, duke reflektuar diversitetin në rritje dhe ndikimin e komuniteteve muslimane në politikën britanike.
The post Numër rekord i muslimanëve fituan ulëse në Parlamentin britanik, përkundër islamofobisë në rritje first appeared on Radio Televizioni Iliria.