RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

numerohen-mbi-94%-e-kutive,-sot-pritet-te-mbyllet-procesi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë ditën e sotme, më 30 janar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar.

Ai ka thënë se këto vendvotime u takojnë komunave, Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky process, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, teksa pas shqyrtimit të ankesave që mund të paraqiten, pritet të procedohet me certifikimin e rezultateve.

Related posts

Detaje për pacientin që u hodh nga dritarja e QKUK-së, flet drejtori i Kirurgjisë Torakale

admin

Seanca e përbashkët e qeverive Kroaci-BeH: “Rruga e Sarajevës drejt BE-së më e rëndësishme se kurrë”

admin

“Një botë pa uri”, kreu i OKB-së: Që kjo të arrihet, duhen bërë hapa para në barazinë gjinore

admin