RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë drejt Britanisë ka rënë me 90 për qind”

“numri-i-emigranteve-te-paligjshem-shqiptare-drejt-britanise-ka-rene-me-90-per-qind”

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, dhe ministri britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, vizituan së bashku Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, për të parë nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve shqiptarë të kthyer nga Britania, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, thuhet se dy ministrat vizituan task-forcën e cila funksionon në ambientet e godinës së re të Komisariatit të Policisë Rinas, ndërtuar në maj 2022, e cila është financuar nga qeveria britanike.

Sipas ministrisë, kjo njësi kryen shkëmbimin, verifikimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit nëpërmjet mekanizmave të sigurt të komunikimit, që lidhen me emigracionin e paligjshëm, falsifikimin dhe mashtrimin me dokumentet në lidhje me emigracionin.

“Prej Komunikatës së Përbashkët të dhjetorit 2022 të kryeministrave të dy shteteve, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria e kanë përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre. Gjatë kësaj periudhe, numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90 për qind krahasuar me vitin e shkuar, dhe është vënë re një rritje e numrit shtetasve shqiptarë, të kthyer në përmbushje të marrëveshjes së suksesshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në aeroport janë ndërtuar ambiente të posaçme për intervistimin e shtetasve të kthyer, subjekt i riatdhesimit. Sipas njoftimit, pala britanike ka asistuar Policinë e Shqipërisë edhe me pajisje logjistike, duke rritur kapacitetet përpunuese të strukturës.

Ministri britanik, Jenrick, ndodhet në Tiranë si pjesë e Ministerialit të Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet më 14 shtator.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan në fund të vitit 2022 deklaratën e përbashkët mbi “thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët”, duke përfshirë edhe çështjen emigracionit të paligjshëm, çështje që ka shkaktuar debate dhe reagime në Britani dhe Shqipëri.

Related posts

Lufthansa ndalon fluturimet e saj drejt Teheranit për arsye sigurie

RTI

Kenia njeh pasaportat e Kosovës

admin

Sulm me thikë në një shkollë në Uells, plagosen dy mësues dhe një nxënës, arrestohet adoleshentja për tentativë vrasjeje

admin