RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vd’ekurve në Ga’za ka shkuar në 41.909

numri-i-te-vd’ekurve-ne-ga’za-ka-shkuar-ne-41.909

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 39 në 24 orët e fundit, duke arritur në 41.909, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 367 ditësh.

Në “4 masakra” të kryera nga ushtria izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, ministria tha se 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa 137 kanë mbetur të plagosur.

Numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 41.909, ndërsa i atyre të plagosurve në 97.303.

Related posts

Gjatë shkëmbimit të zjarrit vritet një ushtar izraelit dhe dy palestinezë

admin

Vdekja aktorit të serialit ‘Friends’ nga mbidoza, rreth një vit pas ngjarjes arrestohet një person

admin

Familjarët e 26 vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë i falin gjakun familjes së shoferes

admin