RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, vazhdon të rritet numri i viktimave nga përmbytjet

pakistan,-vazhdon-te-rritet-numri-i-viktimave-nga-permbytjet

Numri i përgjithshëm i viktimave nga shirat dhe përmbytjet në Pakistan është rritur në 1.191, pasi sipas statistikave zyrtare, 27 persona të tjerë, përfshirë tetë fëmijë, humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga viktimat e fundit, 15 u raportuan në rajonin Sindhi, një nga Punjab, shtatë në Khyber Pakhtunkhwa dhe katër nga provincat e Balochistanit.

Në mesin e viktimave janë gjithsej 399 fëmijë dhe 246 gra ndërsa 3.641 persona janë të plagosur që nga mesi i qershorit, njoftoi Autoriteti Kombëtar pakistanez i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA).

Mbi 33 milionë pakistanezë në të gjithë vendin janë prekur nga reshjet e vazhdueshme dhe përmbytjet, njoftoi NDMA.

Reshjet e vazhdueshme dhe përmbytjet e furishme kanë shkatërruar tashmë një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe tokave bujqësore në të gjithë vendin, përfshirë dhjetëra mijëra shtëpi, rrugë dhe ura, ndërsa është shkaktuar dëm i madh edhe për blegtorët me afro një milion kafshë të zhdukura.

Sipas NDMA-së, deri më tani 468.030 njerëz janë zhvendosur në kampet e strehimit dhe 118.247 njerëz janë evakuuar nga zonat më të prekura.

Përmbytjet e mëdha dëmtuan mbi 1.1 milionë shtëpi ndërsa 372.823 shtëpi u shkatërruan plotësisht.

Ndërkohë, vazhdon edhe ndihma humanitare për të mbështetur Pakistanin në këto përmbytje shkatërruese.

Mbrëmë, një tjetër avion turk me mallra ndihmash ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, Karaçi.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë, Cemal Sangu, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe NDMA-së i mirëpritën avionin turk.

“Mund të theksohet se deri më tani, 7 fluturime ndihmash nga Turqia kanë zbritur në Pakistan duke transportuar ndihma me mallra për të prekurit nga përmbytjet”, tha Asim Iftikhar, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.

“Pakistani është mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Turqisë për mbështetjen dhe solidaritetin e tyre në këtë moment të rëndë kur kemi nevojë”, tha ai në një deklaratë.

– Shtyhet vizita e kryeministrit të Pakistanit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Vizita e planifikuar e kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif për më 3 shtator në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është shtyrë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme në vend.

“Duhej të vizitoja EBA-n më 3 shtator me ftesë të presidentit Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Ne vendosëm reciprokisht ta shtynim vizitën në mënyrë që të mund të fokusohesha në aktivitetet e vazhdueshme të shpëtimit dhe ndihmës”, shkroi Sharif në Twitter.

“Ne do të jemi përgjithmonë borxhli ndaj vëllezërve dhe motrave tona që na kanë qëndruar pranë në këtë sfidë”, shtoi ai. /aa

Related posts

Protestuesit në Bagdad bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ndërhyrjes së SHBA-së

admin

Mbi 100 pjesëtarë të EULEX-it po patrullojnë në veri të Kosovës

admin

Publikohet agjenda e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në Tiranë

rezart morina