Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 73,789, ndërsa 174,798 të tjerë janë plagosur, njoftuan burime mjekësore palestineze.
Sipas burimeve, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar trupat e tre personave të vrarë dhe 27 të plagosur.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, numri i të vrarëve ka arritur në 1,375, ndërsa 4,686 persona janë plagosur. Gjithashtu, janë nxjerrë 831 trupa nga rrënojat.
Burimet mjekësore thanë se një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundësi të arrijnë tek ato. /mesazhi

