Më shumë emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun në gjysmën e parë të këtij viti sesa që nga viti 2017.
Në total, të paktën 1,874 njerëz vdiqën ose u zhdukën në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Projekti i Migrantëve të Zhdukur të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).
Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishin 1108.
”Në vitin 2017, të paktën 2 278 migrantë vdiqën në tre rrugët e Mesdheut, nga 2 946 në 2016, sipas të dhënave të IOM.
Në total, të paktën 27 633 njerëz kanë vdekur në rrugët e Mesdheut që nga viti 2014, sipas këtyre të dhënave. IOM thekson se shifrat reale ka të ngjarë të jenë më të larta sepse supozohet se shumë varka janë mbytur pa lënë gjurmë.
Tragjedia më e rëndë e këtij viti ishte fundosja e një varke të mbipopulluar në mënyrë të rrezikshme në brigjet greke në maj. Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur në atë përplasje, megjithëse numri i saktë nuk dihet. /atsh