RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza arrin 72,772

numri-i-viktimave-ne-gaza-arrin-72,772

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023 ka arritur në 72,772, ndërsa 172,707 persona janë plagosur, njoftuan burime mjekësore në Gaza.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar tre të vrarë dhe tre të plagosur.

Burimet shtuan se që nga prishja e armëpushimit më 11 tetor, janë vrarë gjithsej 880 persona dhe janë plagosur 2,605 të tjerë. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 776 trupa të pajetë.

Autoritetet mjekësore theksuan se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në zona ku ekipet e shpëtimit dhe autoambulancat nuk kanë mundur të arrijnë. /mesazhi

Related posts

Protestuesit serbë sulmojnë gazetarët në Leposaviq

Muhamet Ramadani

Në Shkup organizohet manifestimi tradicional i synetisë

admin

Erdoğan Greqisë: Mos u ngatërroni me Türkiye-n në Egje

admin