RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza arrin në 73,910, ndërsa të plagosurit në 174,914

numri-i-viktimave-ne-gaza-arrin-ne-73,910,-ndersa-te-plagosurit-ne-174,914

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 73,910, ndërsa 174,914 të tjerë janë plagosur, sipas burimeve mjekësore të cituara nga agjencia palestineze WAFA.

Sipas burimeve, gjatë 48 orëve të fundit spitalet në Gaza kanë pranuar trupat e katër personave të vrarë dhe 17 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i të vrarëve ka arritur në 1,390, ndërsa i të plagosurve në 4,801. Ndërkohë, janë nxjerrë nga rrënojat 831 trupa.

Burimet mjekësore thanë gjithashtu se në bilancin e përgjithshëm janë shtuar 85 viktima, pasi janë përfunduar dhe konfirmuar të dhënat e tyre.

Sipas tyre, një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ato. /mesazhi

Related posts

Çështja e Presidentit në Kosovë, Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

admin

Zyrtarët policorë marrin disa dokumente në MINT, largohen nga objekti

Muhamet Ramadani

Rusia i bën thirrje SHBA-së të përdorë “pragmatizmin dhe racionalitetin” për të zgjidhur problemet me Venezuelën

admin