RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza nga lufta izraelite rritet në 73,333

numri-i-viktimave-ne-gaza-nga-lufta-izraelite-rritet-ne-73,333

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza gjatë luftës izraelite ka arritur në 73,333, ndërsa 174,023 të tjerë janë plagosur që nga tetori i vitit 2023, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, tre palestinezë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite vazhdon të kryejë sulme të përditshme, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në tetor.

Një tjetër palestinez ka vdekur nga plagët e marra në një sulm të mëparshëm izraelit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 1,207 palestinezë dhe kanë plagosur 3,914 të tjerë. /mesazhi

Related posts

Mbyllet aeroporti i Mançesterit, bora nuk lejon ngritjen nga pistat!

admin

Wagneri me sy kah Afrika, pas puçit në Niger

Muhamet Ramadani

Komandanti i FSK-së takon njeriun e dytë të Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë

Muhamet Ramadani