Më shumë se 3.500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019.