RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite nisi lëshimin e “vizës për vizitë personale” e cila lejon edhe Umren

arabia-saudite-nisi-leshimin-e-“vizes-per-vizite-personale”-e-cila-lejon-edhe-umren

Viza “do t’i lejojë vizitorët të hyjnë në vend për të vizituar të afërmit e tyre në Arabinë Saudite, për të lëvizur në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit, duke përfshirë Mekën dhe Medinën”

Arabia Saudite nisi shërbimin e lëshimit elektronik të “vizës për vizitë personale”, e cila lejon edhe Umren. Ky shërbim filloi nga e hëna, 30 Janari 2023.

Viza “do t’i lejojë vizitorët të hyjnë në vend për të vizituar të afërmit e tyre në Arabinë Saudite, për të lëvizur në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit, duke përfshirë Mekën dhe Medinën, për të kryer Umren, për të vizituar vendet fetare dhe historike dhe për të marrë pjesë në aktivitete turistike e kulturore”.

Në deklaratë theksohet se aplikimi mund të bëhet lehtësisht përmes faqes së internetit që lidhet me procedurat e vizave.

Faqja zyrtare e Ministrisë në Twitter ka shpërndarë edhe postime informuese për procedurat e aplikimit për vizë.

Rrjedhimisht, viza mund të merret nga qytetarët që banojnë në Arabinë Saudite, duke ftuar të afërmit ose miqtë e tyre jashtë vendit për vizitë.

Mbajtësit e vizave mund të qëndrojnë në Mbretëri për katër ditë (96 orë) dhe kohëzgjatja e vizës është tre muaj. Viza është pa kosto dhe do të lëshohet menjëherë së bashku me biletën e fluturimit, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit duke cituar burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria nisi shërbimin në koordinim me autoritetet përkatëse dhe në bashkëpunim me linjat ajrore kombëtare saudite.

Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi se aplikimet për viza transit mund të dorëzohen përmes platformave elektronike të Saudi Arabian Airlines dhe Flynas.

Kjo do t’i kalojë automatikisht Platformës së Unifikuar Kombëtare të Vizave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të përpunuar dhe lëshuar vizën digjitale menjëherë dhe për t’ia dërguar atë përfituesit me e-mail.

Ministria konfirmon se shërbimi dixhital i vizave transit do të kontribuojë në arritjen e objektivave të Vizionit të Mbretërisë 2030 duke forcuar pozicionin e Mbretërisë dhe duke përfituar nga vendndodhja e saj e shquar strategjike që lidh kontinente të ndryshme dhe stacioni tërheqës për pasagjerët tranzit, si dhe një destinacion turistik global. /mesazhi

Related posts

Zjarri në Evros jashtë kontrollit, autoritetet thirrje banorëve: Qëndroni gati

Muhamet Ramadani

Këshilli Prokurorial i Kosovës, shpenzoj 43 mijë euro për dreka zyrtare

admin

Një grua shpëtohet 205 orë pas tërmetit në Turqi – VIDEO

admin