Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) që “të marrë përgjegjësi” për t‘i dhënë fund sulmeve të Izraelit dhe për të garantuar mbrojtje për popullin e Palestinës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga OBI, dënohet ashpër vazhdimi i sulmeve nga Izraeli ndaj qytetit Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe i cili rezulton me vdekjen e palestinezëve.
Gjithashtu në deklaratë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje që të marrin përgjegjësi për t‘i dhënë fund sulmeve të Izraelit dhe për të garantuar mbrojtje ndërkombëtare për popullin e Palestinës dhe se Izraeli është përgjegjës për sulmet kundrejt popullit palestinez.
Ministria palestineze e shëndetësisë, njoftoi se ushtarët izraelite sot vranë 2 palestinezë në Nablus.