RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: 270 të vdekur dhe 2600 të plagosur në Sudan

obsh:-270-te-vdekur-dhe-2600-te-plagosur-ne-sudan

Dhuna që shpërtheu në Sudan të shtunën ka shkaktuar vdekjen e 270 personave ndërsa 2600 të tjerë janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Ne qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona në Sudan”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus sot në Gjenevë.

“Ndihma që OBSH-ja shpërndau në objektet shëndetësore para luftimeve tani është konsumuar”, tha ai.

Për shkak se luftimet janë ende në vazhdim, ishte e pamundur të organizoheshin furnizime të mëtejshme.

“Spitalet në kryeqytetin Khartoum nuk kanë materiale të mjaftueshme për të trajtuar të plagosurit”, sipas Tedros.

“Ka patur raportime shqetësuese për disa objekte shëndetësore që janë plaçkitur dhe të tjera që janë përdorur për qëllime ushtarake”, tha ai.

Udhëheqësi i OBSH-së bëri thirrje për akses të pakufizuar në objektet shëndetësore dhe u kërkoi atyre që janë përgjegjës të punojnë drejt paqes.

Dy gjeneralët më të fuqishëm të vendit dhe njësitë e tyre rivale janë duke luftuar për supremaci që nga e shtuna.

Ata kanë udhëhequr vendin verilindor të Afrikës me rreth 46 milionë banorë, që nga një grushti i shtetit të përbashkët ushtarak në 2021. /atsh

Related posts

S’ka kuorum, shtyhet votimi i rezolutës për KEK-un

rezart morina

Izraeli nuk dorëzon trupin e të burgosurit palestinez të vdekur

admin

Një polic humb jetën dhe një tjetër lëndohet rënd në aksident trafiku

rezart morina