RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH i kërkon Izraelit të heqë kufizimet shëndetësore në Gaza

obsh-i-kerkon-izraelit-te-heqe-kufizimet-shendetesore-ne-gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit për t’i dhënë fund kufizimeve shëndetësore në Gaza, duke kërkuar gjithashtu që Izraeli të lehtësojë lëvizjen e pacientëve palestinezë për të marrë trajtim, transmeton Anadolu.

“Gjatë gjithë vitit, OBSH vazhdoi të dokumentojë ndikimin e pengesave për qasjen shëndetësore mbi popullin palestinez në Gaza”, tha organizata në një raport të titulluar “Zërat Palestinezë 2022 -2023”.

Organizata dokumentoi se 20.295 pacientë aplikuan për leje, 33 prej të cilëve u vonuan ose u refuzuan.

OBSH gjithashtu raportoi se u depozituan 26.461 aplikime për leje shoqëruese, 62 për qind e të cilave u vonuan ose u refuzuan.

Sipas raportit, 935 pacientë u vonuan në pikën e kontrollit Erez, një vendkalim kufitar midis Gazës dhe Izraelit, për shkak të kërkesës për transferim nga ambulanca në ambulancë.

Raporti tha gjithashtu se përshkallëzimi ushtarak i gushtit bëri që 289 pacientë të humbnin takimet në spital për shkak të mbylljes së postbllokut.

Ushtria izraelite kreu një ofensivë ushtarake në Gaza më 5-7 gusht 2022.

Sektori i shëndetësisë në Palestinë po përjeton një rënie të dukshme të lëvizjes së pacientëve, stafit shëndetësor dhe ilaçeve thelbësore në Gazën e rrethuar për shkak të kufizimeve izraelite.

Related posts

Borrell: Fatkeqësisht Kurti nuk e pranoi propozimin tonë, ndërsa Vuçiqi po

rezart morina

Renditja/ Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja shteti i cili kryeson listën me 916 miliardë dollarë

admin

Finlanda hap poligone të reja qitjeje për të forcuar mbrojtjen kombëtare

admin