RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSh-ja paralajmëron për një dimër ‘kërcënues për jetën’ për miliona njerëz në Ukrainë

obsh-ja-paralajmeron-per-nje-dimer-‘kercenues-per-jeten’-per-miliona-njerez-ne-ukraine

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se dimri i ardhshëm do të jetë “kërcënues për jetën” për miliona ukrainas pas një serie sulmesh shkatërruese ruse në rrjetin energjetik të vendit.

“Thënë thjesht – ky dimër do të jetë rreth mbijetesës”, u tha gazetarëve Hans Kluge, drejtor rajonal për Evropën në organin shëndetësor të Kombeve të Bashkuara, gjatë vizitës së tij në Kiev.

“Ky dimër do të jetë kërcënues për jetën për miliona njerëz në Ukrainë”, tha ai.

Dëmtimi i infrastrukturës energjetike të Ukrainës, i shkaktuar nga sulmet e shumta raketore “po ka efekte të dëmshme në sistemin shëndetësor dhe në shëndetin e njerëzve”, tha Kluge, raporton Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

“Sulmet e vazhdueshme në infrastrukturën shëndetësore dhe energjetike nënkuptojnë se qindra spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor nuk janë më plotësisht funksionale. Ne presim që dy-tre milionë njerëz të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ngrohtësisë dhe sigurisë”, paralajmëroi ai”, shtoi ai.

Related posts

Borell: Në fund të shtatorit do të mbahet takim ministror BE-Ballkani Perëndimor

Muhamet Ramadani

Sudan, dhjetëra gra dhe fëmijë mbahen nga forcat paraushtarake të RSF-së në Kordofanin Perëndimor

Muhamet Ramadani

Lufta në Ukrainë/ SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

admin