RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Kina të bashkëpunojë në kërkimin e origjinës së Covid-19

obsh:-kina-te-bashkepunoje-ne-kerkimin-e-origjines-se-covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vazhdon t’i kërkojë Kinës që të bashkëpunojë më shumë në kërkimin e origjinës së koronavirusit SARS-CoV-2.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të mërkurën në Gjenevë se organizata i kishte dërguar një tjetër letër një zyrtari të lartë në Pekin, shtatë javë më parë, duke i kërkuar të bashkëpunojnë.

“Këshilli i Ekspertëve të Pavarur i krijuar posaçërisht për Strategjitë për Gjurmimin e Origjinës së Patogjenëve të Rinj (Sago) ka bërë rekomandime të qarta për studimet e nevojshme në Kinë”, tha koordinatori i Ndihmës Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan.

“U takon vendeve anëtare të kryejnë studime të tilla dhe OBSH po pret rezultatet”, tha ai.

“Shefi i OBSH-së, Tedros ka ofruar vazhdimisht mbështetje për Kinën dhe ka kërkuar që këto studime të kryhen”, shtoi ai.

“Derisa të kemi këto studime, të gjitha hipotezat në lidhje me origjinën e këtij virusi specifik mbeten në tryezën e bisedimeve”, theksoi Ryan.

Ai iu referua hipotezës, të refuzuar vazhdimisht nga Kina, se virusi mund të ishte përhapur nga një laborator në Wuhan, Kinë.

Revista shkencore “Nature” kishte shkruar në një artikull të profilit të lartë se OBSH kishte braktisur fazën tjetër të hetimit shkencor.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lënë në heshtje fazën e dytë të hetimit shkencor për origjinën e pandemisë së COVID-19, duke përmendur sfidat e vazhdueshme të përpjekjeve për të kryer studime thelbësore në Kinë”, sipas revistës shkencore “Nature”. /atsh

Related posts

Suedia merr vendimin, do të vrasë rreth 500 arinj

admin

Hiqen tarifat doganore për mallrat nga Kosova për në Shqipëri

admin

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama: Kërcënim për të destabilizuar rajonin! Nevojë kritike për një armëpushim në Gaza

admin