RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Në Gaza, sëmundjet mund të jenë më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

obsh:-ne-gaza,-semundjet-mund-te-jene-me-vdekjeprurese-se-sulmet-ajrore

Ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, ka një shqetësim në rritje se si situata mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve në Gaza.

Mund të ketë më shumë vdekje në Gaza nga sëmundjet dhe një infrastrukturë e dëmtuar shëndetësore sesa nga bombat dhe raketat, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Përfundimisht, ne do të shohim më shumë njerëz që vdesin nga sëmundjet sesa po shohim nga bombardimet nëse nuk jemi në gjendje të rindërtojmë (së bashku) këtë sistem shëndetësor dhe të ofrojmë bazat e jetës: ushqim, ujë, ilaçe dhe natyrisht karburant për operojnë spitalet”, tha të mërkurën zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

Në shumicën e luftërave, shumë më tepër njerëz sëmuren dhe vdesin nga ndikimet indirekte shëndetësore të konfliktit sesa nga efektet e drejtpërdrejta të bombave, plumbave dhe armëve të tjera, tha Dr. Barry Levy, një profesor ndihmës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tufts dhe autor i “Nga tmerri në shpresë: Njohja dhe parandalimi i ndikimeve shëndetësore të luftës”.

Këto ndikime indirekte shkaktohen kryesisht nga shkatërrimi i infrastrukturës civile, e cila ofron ushqim, ujë, strehim dhe kujdes shëndetësor, si dhe nga zhvendosja e detyruar. /koha

Related posts

Irani zotohet të hakmerret “sot” pas sulmeve të SHBA-së

RTI

Dëgjohen shpërthime në Teheran ndërsa sulme të reja godasin kryeqytetin iranian

Muhamet Ramadani

Sulmi terrorist në Rusi, ish-ambasador: Putini po humb kredibilitetin pas asaj që ndodhi në koncertin e Moskës

admin