RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe BotëShëndetësi

OBSh: Në mbarë botën 3 persona kanë vdekur nga lija e majmunit

obsh:-ne-mbare-boten-3-persona-kane-vdekur-nga-lija-e-majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se 3 persona kanë vdekur në mbarë botën nga virusi i lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga OBSH-ja, janë përditësuar të dhënat për përhapjen e lisë së majmunit në vendet ku është epidemike dhe jo epidemike nga 1 janari deri më 4 korrik.

Më tej theksohet se janë konfirmuar 6.027 raste të dërguara në qendër nga 59 vende në 5 rajone të OBSH-së dhe 3 vdekje nga lija e majmunit.

Duke qenë se rastet në rritje shkaktuan panik në shumë vende, OBSH-ja njoftoi se do të përditësojë rastet e lisë së majmunit çdo 2 javë nga tani e tutje.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ende ka disa vështirësi në përcaktimin e rasteve të lisë së majmunit me testim, ndaj një numër i konsiderueshëm i rasteve nuk mund të regjistrohej zyrtarisht.

Ai potencoi se virusi është përhapur edhe në Afrikë ndërsa raste të reja janë zbuluar në të gjithë kontinentin në rajone ku virusi nuk ka qenë kurrë efektiv.

Related posts

Aflatoksinat në frutat e thata: gjithçka që duhet të dini për t’i shijuar ato në mënyrë të sigurt

Muhamet Ramadani

Izraeli konfirmon sulmin që synonte kreun e Këshillit të Sigurisë së Iranit, fati i tij nuk dihet

admin

Çiklistët pedalojnë nga Idlibi drejt Damaskut për të shënuar përvjetorin e rrëzimit të regjimit të Assadit

RTI