RTV AHIRETI
Shëndetësi

OBSH: Në rritje vdekjet nga hepatiti B dhe C

obsh:-ne-rritje-vdekjet-nga-hepatiti-b-dhe-c

3500 vdekje regjistrohen çdo ditë në botë nga infeksionet e hepatitit viral. Alarmi jepet nga një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku nënvizohet se edhe Shqipëria është një nga vendet me prevalencë të lartë të hepatitit B dhe C duke u shenjuar me ngjyrë të kuqe në hartë. Sëmundja e cila prek mëlçinë nëse nuk trajtohet ka rrezik të shtuar për cirrozë dhe kancer.

Sipas raportit, numri i jetëve të humbura për shkak të hepatitit viral është në rritje. Kjo sëmundje është shkaku i dytë kryesor infektiv i vdekjeve në nivel global – me 1.3 milionë vdekje në vit, nga 1.1 milionë që ishte më parë. Nga këto, 83% u shkaktuan nga hepatiti B dhe 17% nga hepatiti C.

Referuar të dhënave të ekspertëve të OBSH, rreth 304 milionë njerëz jetonin me hepatitn viral B dhe C në 2022. Infeksioni kronik i hepatitit B dhe C është më shumë i shprehur tek grupmosha 30-54 vjeç; dhe meshkujt përbëjnë 58% të të gjithë rasteve.

Hepatitet janë mjaft të rritur në disa grupe risku, si tek përdoruesit e drogave intravenoze, hemofilikët dhe të politransfuzuarit te të cilët mund të arrijë 70-80%.

Related posts

Erëza e plotfuqishme antioksiduese, një lugë çaji në ditë parandalon diabetin dhe trajton mykun

rezart morina

Kjo bimë popullore ul sheqerin dhe mbron zorrët

rezart morina

Frutat që hidratojnë më shumë, hani sa më shumë në ditët e nxehta

rezart morina