RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Nga 36, Gaza ka mbetur me vetëm 11 spitale gjysmëfunksionale

obsh:-nga-36,-gaza-ka-mbetur-me-vetem-11-spitale-gjysmefunksionale

Izraeli ka vazhduar bombardimet në Gaza, me fokusin kryesor në Khan Younis, në jug. Luftime të ashpra ka pasur gjithashtu edhe në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin.

Ndërkohë, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka thënë se sistemi shëndetësor i Gazës ka kaluar nga 36 spitale në 11 në vetëm 66 ditë, më këto spitale të mbetura që janë gjysmë funksionale.

SHBA-ja ka thënë se Izraeli duhet të ofrojë “garanci për civilët” dhe të japë udhëzime më të qarta për të lejuar njerëzit të shmangin konfliktin, duke shtuar se Hamasi duhet gjithashtu të mbrojë civilët.

Të martën, të paktën katër persona janë vrarë, në Jenin në Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë bërë të ditur dëshmitarët. /koha

Related posts

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

admin

Shkëmbimi me armë zjarri në Mynih, autoritetet po hetojnë rastin si sulm terrorist

admin

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po e njohin Palestinën, reagon ashpër Netanyahu

RTI