RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Sëmundjet dhe uria do të ‘çojnë në më shumë vdekje’ në Gaza

obsh:-semundjet-dhe-uria-do-te-‘cojne-ne-me-shume-vdekje’-ne-gaza

Organizata shëndetësore e OKB-së ka përshkruar krizën katastrofike humanitare në Gaza në një postim të gjatë në X.

“Uria po shkatërron Gazën dhe kjo pritet të rrisë sëmundjet në të gjithë Rripin, më akute tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji dhe njerëzit e moshuar”, shkroi OBSH.

Në misionet e fundit në Gaza, stafi i tyre raportoi se çdo person me të cilin folën ishte i uritur.

“Ne lëvizim nëpër Gaza duke ofruar furnizime mjekësore dhe njerëzit nxitojnë drejt kamionëve tanë duke shpresuar se është ushqim,” tha stafi i OBSH-së, duke e quajtur atë “një tregues të dëshpërimit”.

Ai tha se 100,000 raste të diarresë dhe 150,000 raste të infeksionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë raportuar që nga 7 tetori dhe përshkruan se si, kur kombinohen me kequshqyerjen, këto sëmundje mund të bëhen vdekjeprurëse.

“Populli i Gazës, i cili tashmë ka vuajtur mjaftueshëm, tani përballet me vdekjen nga uria dhe sëmundjet që mund të trajtohen lehtësisht me një sistem shëndetësor funksional”, tha OBSH, duke përsëritur thirrjet e saj për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. /mesazhi

Related posts

Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara, por a përfitojnë punëdhënësit duke tërhequr sërish në botën e punës pensionistët?

admin

“Marrëdhënia ndërmjet Kanadasë dhe Shqipërisë është e fortë dhe mbështetet te partneriteti”

admin

Banka Botërore miraton pako të re të ndihmës për Ukrainën

admin