RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Shpërthimi i lisë së majmunit mund të parandalohet në Evropë

obsh:-shperthimi-i-lise-se-majmunit-mund-te-parandalohet-ne-evrope

Është e mundur të eliminohet shpërthimi i lisë së majmunëve në Evropë, kanë thënë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të martën, duke nënvizuar provat se numri i rasteve po zvogëlohet në disa vende.

“Duke pasur parasysh furnizimin e pakët të vaksinës dhe kohën që duhet për vendosjen e vaksinës dhe që ajo të hyjë në fuqi, duket se faktorë të tillë si zbulimi i hershëm, i cili çon në izolimin më të shpejtë të pacientëve dhe ndryshimet e sjellës po luajnë rol të rëndësishëm”, ka thënë Catherine Smallwood, nga OBSH-ja në një konferencë për media, shkruan Reuters të martën.

“Ne besojmë se mund të eliminojmë transmetimin e vazhdueshëm nga njeriu te njeriu i lisë së majmunit në rajon”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge.

OBSH-ja ka pranuar më shumë se 35.000 raportime të rasteve të infektimit me këtë virus në 92 shtete të botës. /koha

Related posts

Policia bastis dy shtëpi, gjen pushkë automatike, snajper e pistoleta

rezart morina

Çfarë do të ndodhë nëse dështon referendumi në katër komunat veriore?

RTI

Sot mbyllet konkursi për policët në veri,

admin