RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Vazhdon kufizimi i ndihmës mjekësore për Gazën

obsh:-vazhdon-kufizimi-i-ndihmes-mjekesore-per-gazen

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se agjencia që ai drejton po përballet ende me pengesa në futjen e ndihmës në Gaza. Në një postim në platformën X, ai tha se Izraeli po kufizon hyrjen e pajisjeve laboratorike dhe diagnostikuese mjekësore.

Sipas tij, shumë prej këtyre pajisjeve janë refuzuar me arsyetimin se konsiderohen “me përdorim të dyfishtë”, edhe pse janë jetike për zbulimin, reagimin dhe trajtimin në kohë të personave që vuajnë nga sëmundje akute të frymëmarrjes.

Tedros shprehu gjithashtu keqardhje për vdekjet e shënuara në Gaza gjatë ditës së fundit për shkak të kushteve të këqija të motit, duke theksuar se ato mund të ishin parandaluar nëse ndihma humanitare nuk do të ishte e kufizuar. /mesazhi

Related posts

“Bllokoni trafikun! E gjithë ura sapo u rrëzua”- Publikohet audioja e parë e thirrjes për reagim, ja çfarë u komunikua në minutat para dhe pas incidentit në urën e Baltimores

admin

Zgjedhjet rajonale në Gjermani, dalin sondazhet e para! Partia e Olaf Scholz në garë të ngushtë me të djathtën ekstreme

admin

Ministri i Jashtëm turk, Fidan takohet me kryeministrin e Malajzisë

Muhamet Ramadani