RTV AHIRETI
EkonomiLajmeRajon dhe Botë

OECD ul parashikimet e rritjes ekonomike globale

oecd-ul-parashikimet-e-rritjes-ekonomike-globale

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike globale për vitin 2023 dhe paralajmëroi se shumë vende evropiane vitin e ardhshëm mund të përballen me recesion.

Raporti i përkohshëm i OECD-së i publikuar të hënën rishikoi vlerësimin e rritjes së PBB-së globale nga 2,8 në 2,2 për qind, ku vërehet një rënie, që lidhet me “agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

PBB-ja botërore vitin e ardhshëm do të jetë të paktën 2,8 trilionë dollarë, më e ulët se parashikimet e mëparshme, thotë raporti.

Diversiviteti i pamjaftueshëm i ofertës dhe reduktimet e kërkesës mund të shkaktojnë mungesa që do të çojnë në rritjen e çmimit të energjisë, do të dëmtojnë besimin dhe kushtet financiare dhe do të detyrojnë bizneset që përkohësisht të kufizojnë përdorimin e tyre të gazit, shton raporti.

“Marrë së bashku, këto goditje mund të ulin rritjen e ekonomisë evropiane me mbi 1,25 pikë përqindjeje në vitin 2023, në krahasim me normën bazë, dhe të rrisin inflacionin me mbi 1,5 pikë përqindjeje”, theksoi OECD.

“Kjo do të shtynte shumë vende evropiane drejt recesionit në vitin 2023”, theksohet më tej.

Më tej raporti shton se inflacioni global do të rritet me mbi 0,5 pikë përqindjeje në vitin 2023, me një rënie të rritjes me pak nën 0,5 pikë përqindjeje. /atsh

Related posts

UNHCR: 200.000 njerëz u larguan nga Sudani për shkak të konfliktit

Muhamet Ramadani

Studentët protestues australianë thonë se universiteti duhet të jetë për “edukim dhe jo për përhapje të luftës” – VIDEO

admin

Indi, hapet tempulli i ndërtuar në vend të xhamisë Babri që u shkatërrua nga nacionalistët 32 vjet më parë

admin