RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OIC apelon për “armëpushim të pakushtëzuar” për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve në Gaza

oic-apelon-per-“armepushim-te-pakushtezuar”-per-te-parandaluar-humbjet-e-metejshme-te-jeteve-ne-gaza

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) ka bërë thirrje për një “armëpushim të pakushtëzuar”për të ndalur humbjet e mëtejshme të jetëve në enklavën e rrethuar palestineze të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një njoftim të lëshuar pas një seance të jashtëzakonshme të mbajtur në Istanbul, ministrat e informacionit të vendeve anëtare dënuan “agresionin e vazhdueshëm ushtarak të nisur nga Izraeli, fuqia pushtuese, kundër popullit palestinez, si dhe shtypja sistematike, masakra dhe gjenocidi i tij ndaj civilëve palestinezë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë në Al-Quds Al-Sharif”.

“Ata bëjnë thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar për të parandaluar humbjet e më tejshme të jetëve”, theksohet në njoftim.

OIC përsëriti se “rruga e vetme drejt paqes dhe sigurisë në rajon është përmes realizimit të të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez, duke përfshirë sovranitetin në kryeqytetin Kudsi Lindor”.

“Po ripohojmë vendosmërinë tonë për të përforcuar zërat tanë në çdo platformë për të mbështetur të drejtat e patjetërsueshme të popullit vëlla palestinez përballë shtypjes dhe sulmeve barbare të Izraelit dhe për të rritur përpjekjet tona për të lehtësuar vuajtjet e popullit palestinez në territorin palestinez, veçanërisht në Rripin e Gazës”, theksohet në njoftim.

Ata gjithashtu kritikuan fushatat e dezinformimit të Izraelit, duke e akuzuar atë për përhapjen e informacionit të rremë dhe mashtrues për të mbuluar veprimet e tij.

Ministrat dënuan shënjestrimin e “qëllimshëm dhe sistematik” nga forcat izraelite ndaj gazetarëve palestinezë dhe theksuan se kjo është pjesë e një fushate për të “heshtur zërat e të vërtetës”.

OIC po ashtu dënon forcat izraelite për shënjestrimin e gazetarëve dhe sistemit të telekomunikacionit në Rripin e Gazës, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të hapë një “hetim të menjëhershëm” për këto krime dhe të mbajë përgjegjës autoritetet izraelite okupuese.

Duke përsëritur vendosmërinë e tyre për “të punuar kolektivisht dhe ngushtë në nivel ndërkombëtar për të luftuar dezinformimin”, në njoftim thuhet se ministrat “demonstrojnë vullnetin tonë të përbashkët për të vepruar në solidaritet dhe njëzëshmëri për të ekspozuar sulmet pa dallim që synojnë civilët palestinezë, duke përfshirë terrorizmin e kolonëve në Bregun Perëndimor që synojnë të shkaktojnë shpërngulje të detyruar të popullit palestinez”.

Duke theksuar “vendosmërinë kolektive” për të ekspozuar përpjekjet izraelite për të “minimizuar reagimin ndërkombëtar” duke “frikësuar gazetarët”, OIC kritikoi forcat izraelite për mos garantimin e sigurisë së gazetarëve siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar humanitar.

Related posts

Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën edhe 2 gazetarë të tjerë

rezart morina

200 000 rekrutë të rinj, shteti që po përgatitet për luftë

admin

Bombardimet e rënda izraelite goditën kampet e refugjatëve në Gazën qendrore, thotë OKB

rezart morina