RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 18 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare

okb:-18-milione-njerez-ne-ukraine-kane-nevoje-per-ndihme-humanitare

OKB ka deklaruar se situata humanitare në Ukrainë pritet të përkeqësohet nëse trendi aktual vazhdon dhe planifikon të sigurojë ndihmë humanitare për 11 milionë ukrainas këtë vit.

Kështu ka deklaruar Saviano Abreu, përfaqësues i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Ukrainë, në një intervistë për Interfax-Ukraine.

“Pushtimi rus në shkallë të plotë ka çuar në një krizë të rëndë humanitare. 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata janë pothuajse gjysma e njerëzve që janë aktualisht në Ukrainë”, tha Abreu.

“Ne presim që deri në fund të vitit të rrisim volumin e ndihmës humanitare dhe t’i ofrojmë ndihmë 11 milionë njerëzve.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë të paktën 11 milionë njerëz nga mbi 18 milionë që kanë nevojë për ndihmë.” tha Abreu.

Ai theksoi se dimri po afron dhe kjo do të krijojë rreziqe të reja dhe do të rrisë nevojat e njerëzve. /abcnews

Related posts

Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin

rezart morina

7 raste me grip të shpezëve dhe 1 me Covid19 po trajtohen në Infektivë

admin6

​Hovenier: Të fillojnë urgjentisht negociatat për Asociacionin

admin