RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 25 për qind e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë njerëz përballet me uri katastrofike

okb:-25-per-qind-e-gazes-ku-jetojne-2.3-milione-njerez-perballet-me-uri-katastrofike

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se rreth 25 për qind e popullsisë në Rripin e Gazës, e cila ndodhet nën sulmet izraelite që nga 7 tetori, po përballet me urinë në një “nivel katastrofik”, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) reagoi lidhur me urinë që po përjetohet në Gaza për shkak të sulmeve, si dhe vështirësive që Izraeli shkakton për hyrjen e ndihmave.

Ndër të tjera, thuhet se konfliktet intensive, pengesat dhe kufizimet për qasje nga Izraeli, si dhe ndërprerja e komunikimit penguan UNRWA-në që të dërgonte ndihma në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Në njoftimin e UNRWA-së theksohet se 570 mijë njerëz në Gaza ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë ndodhen përballë urisë në një “nivel katastrofik”, si dhe thuhet se OKB-ja bën thirrje për “rritje kritike të qasjes humanitare për sa kohë që rreziku i urisë është në rritje”.

Për shkak të sulmeve izraelite, në Gaza janë zhvendosur 1.9 milionë palestinezë. Krahas kësaj, për shkak të pengesave dhe vështirësive që shkakton Izraeli. në Gaza nuk mund të realizohet edhe hyrja e mjaftueshme e ndihmës humanitare.

Raportohet se palestinezët që jetojnë kryesisht në veri të Rripit të Gazës, kanë filluar të bluajnë ushqimin e kafshëve për shkak se nuk mund të sigurojnë miell.

Related posts

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

admin

Në shkurt mbahet samiti mes Ukrainës e BE-së

admin

Policia aksion kundër fajdeve, arrestohen katër persona

admin