RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra palestinezë po migrojnë nga Khan Younis në rajonin Rafah për shkak të sulmeve izraelite

mijera-palestineze-po-migrojne-nga-khan-younis-ne-rajonin-rafah-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

Mijëra palestinezë kanë mbetur të detyruar të migrojnë drejt rajonit Rafah në kufi me Egjiptin për shkak të rritjes së sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj Khan Younis në jug të Gazës nën bllokadë, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite në fillim të muajit të kaluar e shpalli “zonë lufte” qytetin Khan Younis për të cilin më parë pretendonte se “është i sigurt”.

Pas këtij vendimi, ushtria izraelite filloi sulmet tokësore nda qytetitj Khan Younis në jug të Gazës të cilin shpeshherë e sulmonte nga ajri.

Për shkak të intensifikimit të sulmeve në qendrën e qytetit Khan Younis, palestinezët e përbërë kryesisht nga të zhvendosurit u detyruan edhe një herë të migrojnë.

– U detyruan të migrojnë me karrocë me gomar

Për shkak të intensifikimit të sulmeve izraelite në ditët e fundit, palestinezët në Khan Younis morën përsëri rrugët nën kushtet e dimrit të ftohtë.

Një pjesë e palestinezëve që ndërmorën këtë rrugë vetëm me disa sende që mundën të merrnin, u detyruan që të migrojnë me karrocë me gomar në mungesë të automjeteve.

Shumicën e palestinezëve që u detyruan të migrojnë e përbëjnë gratë dhe fëmijët. Nga kamera u kap momenti kur disa fëmijë të rraskapitur nga moti i ftohtë ranë në gjumë gjatë rrugës. Vërehet se në mesin e atyre që migrojnë drejt qytetit Rafah janë edhe palestinezët e plagosur.

– Popullsia e qytetit Rafah u rrit 4 herë

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori, rajoni Rafah, i vendosur pranë kufirit me Egjiptin, është bërë streha e të zhvendosurve në Rripin e Gazës.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), Rafah, ku para 7 tetorit jetonin rreth 280 mijë njerëz, ishte rajoni me dendësinë më të vogël të popullsisë në Gaza.

Por për shkak të sulmeve izraelite, 1.9 milionë palestinezë u zhvendosën në Rripin e Gazës, i cili ka një popullsi prej rreth 2.3 milionësh. Shumica e palestinezëve të zhvendosur janë detyruar të migronin në Rafah.

– Përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara

Sipas OKB-së, popullsia e Rafahut para migrimit që filloi nga Khan Younis u rrit më shumë se katër herë, duke arritur në 1.2 milion dhe duke e bërë atë rajonin me dendësinë më të lartë të popullsisë në Gaza.

Për shkak të nivelit të ulët të strukturimit, palestinezët që migruan në rajon u detyruan të vendoseshin në kampe të përbëra nga tenda të improvizuara.

Palestinezët e zhvendosur, shumica e të cilëve e përbëjnë gratë dhe fëmijët, po përpiqen të mbijetojnë nën kushtet e dimrit.

Theksohet se kushtet në Rafah, të cilat tashmë janë bërë të pakapërcyeshme, do të bëhen edhe më të vështira me migrimet që vijnë nga Khan Younus.

Related posts

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

admin6

Kurti: Serbia u zotua t’i japë fund mosmarrëveshjeve me Kosovën, unë nuk do t’i besoja plotësisht

admin

Në Holandë miratohet rezoluta për vendosjen e vizave për Serbinë

admin