RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB – Borell: Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen në Kiev

okb-–-borell:-ministrat-e-jashtem-te-be-se-do-te-takohen-ne-kiev

Ministrat e Jashtëm nga 27 vendet e Bashkimit Evropian po planifikojnë një takim special në Ukrainë, deklaroi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Unë mund t’ju njoftoj se së shpejti do të thërrasim një takim të ministrave të Jashtëm në Kiev”, tha Borrell në mbrëmje pas takimit të BE-së në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, takimi, rëndësia e të cilit do të jetë mbi të gjitha simbolike, mund të zhvillohet në javën e parë të tetorit.

Për ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock takimi do të nënkuptonte një vizitë të dytë në Kiev brenda pak javësh.

Udhëtimi i saj i fundit në kryeqytetin ukrainas daton në 11 shtator.

Borrell tha se ‘’një nga pikat e rendit të ditës për takimin e ardhshëm përfshin propozimin e tij për të bërë angazhime financiare afatgjata ndaj Ukrainës për ndihmë ushtarake dhe gjithashtu për të financuar shpërndarjen e avionëve luftarakë dhe raketave moderne’’.

Kryediplomati i BE-së tha se ‘’dëshiron të mobilizojë 5 miliardë euro në vit nga 2024 deri në fund të 2027’’. /atsh

Related posts

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor

rezart morina

Mërgimtari vjen në Kosovë dhe mbjell tokën, grurin e fal për njerëzit në nevojë

admin

Italia vlerëson se 680 mijë emigrantë mund të kalojnë detin nga Libia

admin