Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 17 kamionë me ndihma humanitare në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë pas ndërprerjes prej 2 muaj e gjysmë, raporton Anadolu.
17 kamionë që transportonin ndihma të OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të Hatayit të Türkiye-s. Ndihma përfshin artikuj shkolle, ushqim, strehim, furnizime shëndetësore dhe higjienike.
Materialet e ndihmave humanitare në automjete do t’u shpërndahen personave në nevojë në qendër të qytetit Idlib dhe zonat rurale. Pasi mandati i mekanizmit të ndihmës ndërkufitare të OKB-së skadoi më 10 korrik nuk u dërgua asnjë ndihmë në veriperëndim të Sirisë.