RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Derisa lufta në Gaza intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re

okb:-derisa-lufta-ne-gaza-intensifikohet,-ajo-ne-bregun-perendimor-po-kalon-pa-u-vene-re

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re, transmeton Anadolu.

UNRWA në llogarinë e saj në rrjetin social X bëri një deklaratë lidhur me dhunën në rritje të Izraelit në Bregun Perëndimor nën pushtim ditët e fundit.

Më tej thuhet se operacionet ushtarake, shkatërrimet, kufizimet e lëvizjeve dhe varfëria, shkaktojnë frikë, pasiguri dhe shqetësim në mesin e refugjatëve palestinezë.

Derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re. Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në rajon do të largojë edhe më tej zgjidhjen paqësore, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite më 21-23 maj ka kryer sulme ndaj qytetit dhe kampit Jenin të Bregut Perëndimor. Në sulme teksa kanë humbur jetën 12 palestinezë, janë plagosur 21 të tjerë dhe se janë shkatërruar plotësisht 7 shtëpi dhe qindra të tjera janë dëmtuar.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 517 palestinezë.

Related posts

Zjarret dalin jashtë kontrollit në perëndim të Kanadasë

rezart morina

Netanyahu thotë se Izraeli do t’u rikthehet bisedimeve me Hamasin për armëpushim

rezart morina

“Mes SHBA-së dhe Izraelit u nënshkrua një marrëveshje e madhe armësh”

admin