RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB detyrohet të ndalë dërgimin e ndihmave në Gazë – VIDEO

okb-detyrohet-te-ndale-dergimin-e-ndihmave-ne-gaze-–-video

Kombet e Bashkuara u detyruan të ndalonin dërgimin e ushqimeve dhe artikujve të tjerë të nevojshëm në Gazë të premten dhe paralajmëruan për rrezikun e përhapjes së urisë, ndërkohë që shërbimet e internetit dhe ato telefonike janë ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë.

Ndërprerja prej dy ditësh e komunikimit, i izolon 2.3 milionë banorët e Gazës nga njëri-tjetri dhe nga bota e jashtme – dhe paralizon koordinimin e ndihmave, që edhe para kësaj ndërprerjeje ishte tepër e vështirë për shkak të mungesës së karburantit.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, nuk arriti të fuste në territor autokolonën e saj të ndihmave, tha zëdhënësja Juliette Touma. Është e paqartë se sa gjatë do të vazhdojë kjo gjendje, duke pasur parasysh se nuk ka gjasa që Izraeli të lejojë së shpejti hyrjen e sasive të tjera të karburantit.

“Një ndërprerje e zgjatur do të thotë një pezullim i zgjatur i operacioneve tona humanitare në Rripin e Gazës”, tha zonja Touma për Agjencinë Associated Press.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë sinjalizuar se mund të zgjerojnë ofensivën e tyre drejt jugut të Gazës, ndërsa vazhdojnë operacionet në veri.

Trupat kanë bërë kontrolle në spitalin më të madh Al-Shifa për gjurmë të një qendre komande të Hamasit që ushtria izraelite thotë se ndodhej nën kompleks. Ata kanë shfaqur pamje të asaj që thonë se është hyrja e një tuneli dhe armësh të gjetura brenda kompleksit, por akoma nuk kanë paraqitur prova për praninë e një qendre komande, e cila Hamasi dhe presoneli i spitalit thonë se nuk ekziston. /voa/

Related posts

Largimi i kryetarëve shqiptarë nga posti, KQZ-ja gati për ‘referendumin’ e nesërm, në katër komunat veriore të Kosovës

admin

“Situata në veri” heq nga agjenda liberalizimin e vizave, e zhvendos më 30 nëntor

admin

Fitues i çmimit Nobel, ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare psikologu i njohur

admin