RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Donatorët premtojnë 1.5 miliardë dollarë ndihmë për përgjigjen humanitare ndaj Sudanit

okb:-donatoret-premtojne-1.5-miliarde-dollare-ndihme-per-pergjigjen-humanitare-ndaj-sudanit

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, ka bërë të ditur se donatorët kanë premtuar rreth 1.5 miliardë dollarë ndihmë për përgjigjen humanitare ndaj Sudanit dhe vendeve fqinje që strehojnë refugjatët që ikin nga konflikti në vend, transmeton Anadolu.

“Kam kënaqësinë të tregoj se sot donatorët kanë paralajmëruar rreth 1.5 miliardë dollarë për përgjigjen humanitare ndaj Sudanit dhe rajonit”, tha Griffiths në fjalën e tij përmbyllëse gjatë konferencës së donatorëve.

“Kjo krizë do të kërkojë mbështetje të qëndrueshme financiare dhe unë shpresoj që ne të gjithë mund ta mbajmë Sudanin në krye të prioriteteve tona”, tha Griffiths, duke përshëndetur angazhimin e shprehur nga vendet anëtare dhe partnerët.

Duke lavdëruar shumën totale të premtuar, komisari i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, tha se “tani fondet duhet të ndahen dhe të shpërndahen urgjentisht në mënyrë që më shumë ndihmë të mund të arrijë tek ata që kanë nevojë urgjente në Sudan dhe në vendet fqinje”.

Konferenca e donatorëve në Gjenevë u bashkë-organizua nga Egjipti, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Bashkimi Evropian (BE).

Që nga 15 prilli, Sudani është shkatërruar nga luftimet midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Sipas mjekëve lokal, rreth 1 mijë civilë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në dhunë.

Related posts

Biden në Vietnam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe kundër Kinës

admin

Osmani do të niset për në SHBA, Hovenier i shkon në zyre: Bisedojnë për zhvillimet politike

rezart morina

Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari nga Prizreni e dorëzon atë në polici

admin6