RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB e shqetësuar: Trafiku i qenieve njerëzore ka kaluar online

okb-e-shqetesuar:-trafiku-i-qenieve-njerezore-ka-kaluar-online

Trafiku i qenieve njerëzore ra ndjeshëm gjatë pandemisë. Të paktën kështu tregojnë statistikat e publikuara lidhur me këtë lloj krimi.

Por Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara sepse, sidomos në vendet e varfra, trafiku, prostitucioni dhe puna e detyruar po kryhen në fshehtësi ose online, duke i shpëtuar ndjekjes ligjore.

“Ka pasur një shpërthim të shfrytëzimit seksual online dhe në një numër vendesh, sistemet e drejtësisë dhe policia ndërprenë punën gjatë pandemisë dhe i devijuan burimet për qëllime të tjera, si mbarëvajtja e shëndetit publik” , thotë Ilias Chatzis, shef i UNODC.

11 për qind më pak raste të trafikut të qenieve njerëzore u konstatuan në 2020-n, krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë, diferencat mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra janë më të mëdha. Ndërsa shifrat u përgjysmuan në Azinë Lindore dhe Afrikën Veriore, ato u rritën në Evropë dhe Amerikën e Veriut, bëjnë të ditur hetuesit.

Fakti se numrat e rasteve të zbuluara në mbarë botën ranë për herë të parë në 20 vjet mund të mbetet një përjashtim shqetëson Agjencinë e OKB-së Për Krimin dhe Drogën. Gjithashtu, gjatë viteve të pandemisë trafikantët patën shansin të zgjeronin të pashqetësuar strukturat kriminale.

“Shifrat kanë rënë kaq ndjeshëm, saqë nëse duam të kemi shanse për ta çrrënjosur këtë lloj krimi na duhet të mendojmë ndryshe”, shprehet Chatzis.

OKB thotë se vendet duhet t’i mposhtin trafikantët sipas lojës së tyre. Duke qenë se ky lloj krimi po intensifikohet përmes internetit, hetuesit duhet të jenë më aktivë online. Me shpresën se në të ardhmen, më pak raste të regjistruara do të tregojnë më pak episode kriminaliteti. /euronews

Related posts

KFOR-i mirëpret vendimin për reduktimin e pranisë së Policisë në veri

admin

Kriza energjetike e Europës, cilat vende kanë shtëpitë më të mira dhe më të izoluara?

admin

Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë

admin