RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Ekipi ynë arriti në pjesën veriore të Ga’zës për herë të parë pas 4 javësh

okb:-ekipi-yne-arriti-ne-pjesen-veriore-te-ga’zes-per-here-te-pare-pas-4-javesh

Një ekip i OKB-së arriti në pjesën veriore të Rripit të Gazës për herë të parë pas një muaji, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, transmeton Anadolu.

“Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) na tregoi se ekipi i saj ishte në gjendje të arrinte në pjesën veriore të Gazës për herë të parë pas katër javësh”, u shpreh Dujarric, duke shtuar se OCHA po udhëhiqte një mision vlerësimi në qytetin e Gazës.

“Megjithatë, ata arritën në veri vetëm pasi u detyruan të prisnin për më shumë se pesë orë përpara dhe gjatë kalimit të pikës izraelite të kontrollit izraelit në Rrugën Bregdetare”, theksoi Dujarric, duke shtuar:

“OCHA paralajmëron se qasja në veri mbetet jashtëzakonisht e kufizuar për punonjësit humanitarë nga OKB-ja dhe organizata të tjera”.

“Rreziqe të papranueshme për sigurinë e stafit tonë”

Gjatë gjysmës së parë të shtatorit, nga gati 50 misione të drejtuara nga shtatë agjenci të ndryshme të OKB-së, vetëm një e katërta prej tyre arriti të kalonte në veri përmes postblloqeve izraelite.

“Edhe kur këto misione arrinin të kalonin, ata shpesh u përballën me pengesa gjatë rrugës, disa autokolona u ndaluan me armë, u qëlluan ose u detyruan të prisnin me orë të tëra në mes të një zone lufte”, tha Dujarric, duke shtuar se:

“Këto incidente paraqisnin rreziqe të papranueshme për sigurinë e stafit tonë dhe i penguan këto misione të përfundonin punën e tyre humanitare”.

Pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, gjatë pothuajse një viti të sulmeve izraelite, janë vrarë më shumë se 41.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 95.400 janë plagosur.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Related posts

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

admin

“Nuk është vetëm paga e mirë që i josh ata, por…”- DW: Si rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë

admin

Punonjësit e ndihmës në Ga’za bëjnë thirrje për ar’mëpushim, dënojnë vr’asjen e grave dhe fëmijëve

admin