RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

ministrat-e-mbrojtjes-te-nato-s-diskutojne-pergjigjen-ndaj-luftes-ne-ukraine

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel për një takim dyditor, të fokusuar në mbështetjen për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për të siguruar armë dhe municione.

Ngjarja është takimi i fundit i nivelit të lartë përpara samitit vjetor të NATO-s në Vilnius në korrik, ku marrëdhënia e aleancës me Ukrainën dhe shpenzimet e mbrojtjes do të jenë të larta në agjendë.

Një rritje e mundshme në angazhimet për shpenzimet e mbrojtjes nga anëtarët nga 2% aktuale e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve në 2.5% është në diskutim.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov do të bashkohet me ministrat për një takim të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes të Ukrainës, i cili koordinon dërgesat e armëve në Kiev.

Ky takim, ku marrin pjesë edhe vende jo anëtare të NATO-s, udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, pasi vetë NATO nuk furnizon Ukrainën me armë vdekjeprurëse.

Ministrat e NATO-s pritet të diskutojnë se si të thellojnë lidhjet në vitet e ardhshme me Reznikov, vendi i të cilit aspiron të bëhet anëtar i aleancës. /atsh

Related posts

64 raste të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive shkon në mbi 300

admin

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Hevzi

Disfata dërrmuese në zgjedhje, Rishi Sunak do të dorëzojë dorëheqjen tek Mbreti Charles! Pritet emërimi i kryeministrit të ri, Keir Starmer

admin