Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se epidemia e kolerës ka marrë përmasa “shqetësuese” në 11 vende afrikane, transmeton Anadolu.
Lieke van de Wiel, Zëvendësdrejtoreshë Rajonale e Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), në një deklaratë tërhoqi vëmendjen për epideminë e kolerës, veçanërisht në jug të Afrikës.
Wiel tha se epidemia ka marrë përmasa “shqetësuese” në 11 vende të Afrikës.
Duke thënë se Malavi dhe Mozambiku janë ndër vendet më të prekura nga epidemia, Wiel deklaroi se nuk e kishin parashikuar që epidemia të ishte kaq vdekjeprurëse dhe e përhapur.
Ndër vendet afrikane, Burundi, Kameruni, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Republika e Afrikës së Jugut, Mozambiku, Nigeria, Kenia dhe Somalia janë ndër vendet më të prekura nga epidemia e kolerës.
Kolera, e cila shkaktohet nga bakteri “Vibrio” dhe transmetohet përmes ushqimit dhe ujit, shkakton diarre të rëndë dhe dehidrim në trup. Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.
Pamundësia për të plotësuar nevojën për ujë të pastër dhe për të ofruar ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive mjekësore rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekshmërisë.