RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB formon një bord të ri këshillues shkencor

okb-formon-nje-bord-te-ri-keshillues-shkencor

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka njoftuar formimin e një bordi të ri këshillimor shkencor, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga zyra e shefit të OKB-së, bordi do të këshillojë për përparimet në shkencë dhe teknologji, si dhe mbi atë si të shfrytëzohen përfitimet e këtyre përparimeve dhe të zbuten rreziqet e mundshme.

“Progresi shkencor dhe teknologjik mund të mbështesë përpjekjet për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, por ato gjithashtu po lartësojnë shqetësimet etike, ligjore dhe politike që kërkojnë zgjidhje shumëpalëshe”, tha Guterres.

Bordi do të përbëhet nga shtatë studiues eminentë, përfshirë shkencëtarë të lartë të njësive të Sistemit të OKB-së, të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm për teknologjinë dhe rektorin e Universitetit të OKB-së.

Ai tha se bordi gjithashtu do të lidhet me një rrjet institucionesh të ndryshme shkencore nga e gjithë bota, si dhe do të ofrojë njohuri të pavarura mbi tendencat në kryqëzimin e shkencës, teknologjisë, etikës, qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Related posts

Poloni, mijëra persona evakuohen për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore

admin

Zyrtarët e QUINT-it takojnë Osmanin, çfarë u diskutua në takim

admin

Spanjë, kisha pranon të kompensojë viktimat e abuzimeve

rezart morina