RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Poloni, mijëra persona evakuohen për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore

poloni,-mijera-persona-evakuohen-per-shkak-te-nje-bombe-te-luftes-se-dyte-boterore

Rreth 14 mijë personave që jetojnë në qytetin lindor të Polonisë, Lublin, u është dërguar paralajmërim për evakuim për shkak të një bombe të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Sipas mediave të Polonisë, pas paralajmërimit kanë filluar evakuimet në orën 07:00 me kohën lokale, të cilat do të përfundojnë në orën 11:30.

Të evakuuarit dërgohen me autobusë në një stadium. Gjithashtu kopshtet e fëmijëve janë mbyllur sot.

Janë marrë masa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kanë nevojë për kujdes.

Asgjësimi dhe heqja e bombës pritet të përfundojë para mesditës.

Related posts

Pas bastisjes dyjavore, Izraeli konfirmon tërheqjen nga spitali Al Shifa

admin

Macron përdori përgjigjen e ChatGPT për të argumentuar mendimin e tij

admin

“Askush si Maduro s’do jetë më i qetë”- Ish-deputeti i PD: Regjimet janë të destinuara të bien! Bëri aleanca me kartelet e drogës dhe krimin, Shqipëria e ngjashme me Venezuelën

admin