Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për punonjësit e ndihmave. Që nga fillimi i luftës, 193 kolegë të UNRËA-s janë vrarë, numri më i lartë i viktimave në historinë e OKB-së.
“Pavarësisht kësaj, kolegët tanë vazhdojnë të punojnë për të mbështetur familjet dhe për të ofruar ndihmë në mes të krizës së tmerrshme humanitare”, tha agjencia në një deklaratë.
Agjencia shtoi se ajo punon në rrethanat më sfiduese dhe se objektet e saj vazhdojnë të jenë në shënjestër.
Izraeli ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Hamasin dhe grupet e tjera militante për përfshirjen e tyre në mes të popullsisë civile, dhe gjithashtu ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile. /abcnews